News
-
10 Senet Që Kisha Dasht' Me i Dit' Para 10 Vjetve Për Me Pasë Progres Ma Të Mirë Në Gym
“Një person i mençëm mëson prej gabimeve të veta, mirëpo një person i urtë mëson prej gabimeve të të tjerëve”.
Kjo shkon për ty i cili po i mënjanon disa nga gabimet të cilat unë i kom ba, në mënyrë që t’i fitosh rezultatet të cilat ti i meriton.
-
5 Sekrete Për Me Humbë Peshë Dhe Me Largu Atë Përgjithmonë
Gjithashtu, kultivimi i tipareve të karakterit si diciplina, përkushtimi, besimi, janë kritike për krijimin e një identiteti të ri. Nëse unë kisha pas' mundësi tash me t'i jep tash menjëherë me një kërcitje të gishtave rezultateve që ti po i dëshiron, atëherë s'kishe me muujt me i mbajtë ato rezultate sepse të mungojnë ato tipare të cilat i arrijnë ato rezultate. Pikërisht ky është i gjithë qëllimi i procesit prej pikës A kur fillon e deri tek pika Zh kur i arrin rezultatet e dëshirume: kultivimi i diciplinës, besimit dhe përkushtimit. -
Çfarë e bën një ushtrim t'mirë për me ndërtu muskuj?
Ka ushtrime të panumërta për secilin grup të muskujve të cilat mundesh me i performu. Madje ka qaq shumë saqë edhe kur t'shkon në naj gym të pajisun mirë, ka aq shumë maçina saqë nuk e din kah me ja nisë me ushtru e çka me ushtru. Ndihesh aq shumë i "sulmum" prej të gjitha këtyne variacioneve saqë ose i len krejt ushtrimet edhe i gjuhesh trakës (që shpesh herë ndodhë me fillestarët) oseee hin i bon krejt maçinat për grupin e muskujve të cilin e ke pas plan me ushtru atë ditë. Kjo e fundit nuk është po aq gabim sa ajo e para (traka). -
6 Metoda të Fuqishme për me Luftu atë Lodhjen e Mesditës
Apo ndoshta ti je vazhdimisht i lodhun, pavarësisht sa orë gjumë i ke ba, edhe je ulun aty tu e kry kryt ose tu i fërku sytë duke u mundu sado pak me u kthjellë, edhe duke e pyt’ vetën se çka le**in o tu ndodhë. -
OPTIMIZO SEANCAT E TRENINGUT DHE NDËRTO MË SHUMË MUSKUJ
Hej, nëse don me përfitu sa më shumë prej seancave tua të treningut dhe me e maksimizu deri në skej rritjen e muskujve, janë disa elemente kyqe të ... -
Verzioni ma i mirë i vetës tane
Kur ti e ki ni vizion të vetës tane se kush don me kanë, çka don me arritë edhe fillon me i përvetësu krejt ato shprehi e krejt ato kualitete që ai verzion i vetës tane i ka, atëherë ti fillon me ndryshu për brenda. Ti fillon me kanë qaj person. E kur bahesh qaj verzion, ti po e ndryshon realitetin ton të brendshëm, kur e ndryshon realitetin ton të brendshëm, ai realitet ka me reflektu edhe jashtë. -
Gjërat që duhet dhe nuk duhet t'i bëni kur vjen puna tek humbja e masës dhjamore
Pra, karbohidratet – për dallim nga proteinat dhe yndyrnat - nuk janë vitale d.m.th nuk janë të nevojshme për jetë sepse energjinë mund ta sigurojmë edhe nga makronutrientët e tjerë, mirëpo jeta është gjithmonë ma e bukur me karbohidrate. UEEEE. -
Naivitet pozitiv
Duhet me besu që disa sene janë të arritshme, pavarësisht se sa të tjerë e thonë të kundërtën. Në fund të fundit, mos-besuesit vetëm sa po i projektojnë dështimet e tyne tek të tjerët; e shprehin mentalitetin e tyne dhe mentaliteti i tyne gjithmonë vërtetohet në realitet.
“Nëse menon që mundesh ose nuk mundesh, në të dy rastet ke të drejtë.”
-
Besim, Dicipline, Perkushtim
Njerzt' menojnë që nuk janë të diciplinum, nuk kanë besim e as vullnetin për me i'u përkushtu diçkaje.
Pse?
S'pari, se nuk e vendosin vetën në situata t'cilat kërkojnë që këto tipare të dalin nga vetja e tyne. E mbajnë vetën në një zonë të komfortit apo një kornizë brenda së cilës ata ndjehen të sigurtë. -
Kush jom unë?
Gjatë kohës së pubertetit pata fillu me ba ushtrime me peshë trupore, kryesisht n’kushte shtëpije, po që asniherë nuk i’u përmbajsha atyne për ni kohë t’gjatë. Ushtrojsha nashta ni javë a dy edhe u dorëzojsha. U kthejsha prapë në shprehitë e vjetra të demelisë. Kur i bana 19 vjet ma n’fund i’a nisa fitnesit. Ma shumë i motivum prej faktit se isha shumë i dobt’ për kah forca po edhe jo i knaqun me pamjen fizike. Dojsha me ndryshu diçka.