Verzioni ma i mirë i vetës tane – Engjëll Maliqi Fitness

Verzioni ma i mirë i vetës tane

Verzioni ma i mire i vetës tane 

(9 minuta lexim)

Krejt po dojmë me u ba ai verzioni ma i mirë i vetës tonë... pe din... me u marr me fitness, me jetu shnetshëm, me fillu me hangër ma mirë, me dal ma kalu kohë ma shumë në natyrë, me vrapu, me ecë, me lanë duhanin, me lexu libra, e me i praktiku tona kto shprehi t'mira.

Po pra. Krejt çka janë ato, janë veq shprehi, kurgjo ma shumë.

Nashta ti mundesh me mohu këtë sen, me than’ "jo bre se nuk po du, unë jam boll mirë kshtu qysh jom". Ti mundesh me ja ba rrafsh vetës sa t'dush po thellë brenda vetës e din në çka duhesh me u përmirësu edhe e din që ki potencial për hala ma shumë e hala ma mirë.

Ti don me kan’ ma mirë. Kjo edhe është arsyeja se pse e regjistron fitnesin, e 1 her a 2 n'vit a shkon a jo.

Ajo është arsyeja se pse saher vjen e hanja, thu "a prej ksaj jave kom me fillu me ndryshu jetën për t'mirë" e prapë vazhdon me rutinën e vjetër e t’mërzitshme.

Beerfest Qershor 2012


Ti don me kan’ ma mirë se sa herë vjen viti i ri mendon se qysh ky vit ka me kan’ ndryshe, ke me u përmirësu në tona aspektet.

Don me i ba krejt kto sene, po veq mbesin qaq, sene qe ti don ME i ba, në vend se me kan’ sene TU i ba, ose i ke shkru dikun po prapë mbesin veq sene t'shkrume në nji fletë dikun që shumë shpejt i harron.

Lirisht muj me shti edhe vetën n'këtë thes. Ka sene që hala du me i përmirësu te vetja. Ka shprehi t'panumërta t'mira që munden me u përvetsu. Sepse e mira s'ka skej. Kur synon me u përmirësu, ti veq hin në një spirale që sillet e ngritet veq lart, përderisa edhe e keqja është ni "pus pa fun" nëse muj me qujt kshtu.

Jordan Peterson e ka nii shprehje për kta që m'pëlqen shumë: "Hell it's a bottomless pit." - sado keq që mundet me kanë nji situatë tash, gjith' mundesh me ba edhe ma keq nëse nuk ndërmerr diçka për me ndryshu kahjen e jetës tane.

Nashta edhe priton. Nashta priton veç me ja nisë rrugëtimit drejt qatij verzionit ma t’mirë t’vetës. Po kjo pritesë d.m.th që e din që qajo spiralja që ngritet veç lart nuk ka skej. Kështu që, ti veq pajtohesh edhe je n’rregull me pak.

“Jo be se po kërkohet shumë punë” thu vet me veti, edhe rrin ton jetën qashtu. E dikur kur t’kalojnë disa vjet e nin’ prapë qat zanin e brendshëm “çka nëse ja kisha pas nisë gym-it qat’her, çka nëse i kisha ba qato sene që e di që është dashtë me i ba, deri ku kisha mbrri deri tash”. E qito janë ato çka vrajnë ma së shumti.

Po qëlloja diçka... nëse nuk je tu u përmirësu, ti je tu u degradu. Nuk ka mes n’këtë lojë. Koha ecë, teknologjia e bota gjith’ shkon përpara, programet softuerike gjithmonë përditësohen e nëse nuk ndërmerr edhe ti diçka që me zhvillu e përmirësu vetën, ti ke me mbetë i njëjti ama ke me mbetë edhe mbrapa.

Qashtu qysh e mira s'ka skej, njëjtë edhe e keqja.

Shprehitë e kqija veq të drejtojnë në një spirale që shkon veq poshtë e ma poshtë.

Eh problemi këtu është se përmirësimin e vetës shumë njerëz e asociojnë me "perfeksionizëm", ndërsa degradimi i vetës ju doket thjeshtë si diçka normale – mentaliteti që “qishtu është vetë jeta, nuk mundesh me ndryshu se qishtu e ki t’shkrume”.

Edhe unë pajtohem që perfeksionizmi deri dikun mundet me u konsideru si smundje sepse perfeksionizmi i vërtetë, ajo gjendja pa asni behane nuk ekziston. Mirëpo, pavarësisht ksaj, kjo nuk duhet me të ndalu ty për me e përmirësu vetën edhe me synu gjithmonë për ekselencë apo përsosmëri, sepse senet gjithmonë munden me u ba ma mirë, TI mundesh me kan’ ma mirë, normal nëse gjithmonë synon për me kan’ ma mirë.

Përveç kësaj, ma para isha kanë nji perfeksionist që don me ba gjithçka qysh është ma së miri, se sa dikush që mjaftohet me një "veç hajt", “hajt bre se mirë o...”

Po pse? Pse gjith' dështojmë në këtë aspekt...? Qe po jau tregoj një storje....

Meal prep Prill 2016 (edhe po... qato janë pancakes)

N’vitet 2015 – 2016 ja pata nisë bajagi shumë me ngu qesi fjalime motivuse në youtube. I gjejsha në youtube, i bojsha download mandej i ngojsha prej telefonit rrugës për n’punë, në autobus, tu u kthy n’shpi. Kjo edhe ka qenë koha kur muzikën që ngojsha në ato raste e pata zëvendësu me ato audio motivuese. Përderisa tjerët dëgjojshin Gold AG, Unikatila, Mentor Kurtishin, unë ngojsha ligjërata të Alan Watts, Jim Rohn, Mike Dooley, Eckhart Tolle, e shumë më vonë edhe Jordan Peterson. Pa asni far qëllimi diçka, thjesht ishin diçka që më ndihmojshin me i përballu ma lehtë vështirësitë e asaj kohe.

Po efektin që e kanë pasë te unë në nënvetëdije (d.m.th. që unë nuk isha i vetdijshëm për atë efekt) është që me kalimin e kohës më kanë nxitë me kriju një vizion për të ardhmen, ose me thanë ndryshe një verzion ma t’mirë të vetës tem që gjendet dikun në të ardhmen. Nashta 5, 10 vjet në të ardhmen.

Mandej ishin video të tjera me ligjërata të plot njerëzve të tjerë të famshëm, që si mesazh e jepshin pikërisht atë, me paramenu një verzion ma t’mirë të vetës tane e mandej me fillu me u sjellë pikërisht qysh ai verzion i vetës tane ish sjellë.

Qysh kish me menu, qysh kish me vepru në situata të caktume, me çka kish me ushqy mendjen, çfarë shprehish e çfarë kualitetesh kish me pasë? Etj, etj.

Unë gjith e kom paramenu vetën si t’shëndetshëm. Çka bon dikush që është i shëndetshëm? Ai ushtron, ushqehet mirë, është gjithmonë aktiv, aplikon balanc n’jetën e vet.

N’punë... e kom paramenu vetën si dikush që e bon atë që e don, e atë që e don mundohet me e ba qysh është ma së miri, kjo madje edhe në rastet kur nuk je tu e ba atë që e don për momentin.

E mandej tu u ba ma i vetdijshëm për efektin që e kanë në mendje informatat me t’cilat e ushqen mendjen tane si p.sh. llojin e librave që i lexon, llojin e muzikës që e ngon, çfarë filma e çfarë programe në TV kqyrë, me kon shoqnohesh, çfare llafe bon, jom ba shumë ma i kujdesshëm për informatat me t’cilat i la me m’hy n’kry.

Nuk e ushqej mendjen me informata t’cilat nuk janë në harmoni me atë verzionin tem që du me kanë në t’ardhmen, nuk veproj në atë mënyrë e cila nuk është në përputhje me veprimet e verzionit tem të së ardhmes.

Bile bash po m’kujtohet nji thanje e Jim Rohn që thot “Mas 5 vjete, ti ke mu ba qaj person varësisht prej llojit t’librave që i lexon sot”. Edhe unë me plot bindje muj me ju thanë që unë sot jom qaj personi i librave që i kom lexu e i krejt informatave që e kom ushqy mendjen para 5 vjete.

Pra për me iu kthy asaj pytjes: se pse dështojmë kur mundohemi me ndryshu për të mirë është se ty t’mungon vizioni. Ti nuk e ki një vizion pozitiv për të ardhmen tane, nëse nuk e ki një vizion për të ardhmen tane, aty ska me pasë verzion tjetër të vetës tane përveq këtij verzioni që je tash.

Ke me mbetë i njëjti njeri ton jetën e lume, me të njëjtat mendime, me të njëjtat shprehi, që veq kanë me japë të njëjtat rezultate e të njëjtat eksperienca. Kur t’i bojsh 40 vjet, ke me kan’ thjeshtë një person adoleshent 40 vjeçar. 

Janar 2023

Kur ti e ki ni vizion të vetës tane se kush don me kanë, çka don me arritë edhe fillon me i përvetësu krejt ato shprehi e krejt ato kualitete që ai verzion i vetës tane i ka, atëherë ti fillon me ndryshu për brenda. Ti fillon me kanë qaj person. E kur bahesh qaj verzion, ti po e ndryshon realitetin ton të brendshëm, kur e ndryshon realitetin ton të brendshëm, ai realitet ka me reflektu edhe jashtë.

Plot i nij n’fitnes thojnë: “aaa valla fitnesi hiq nuk është fer, hiq nuk është besnik. Si te len fitnesin meniher kthehesh qashtu qysh je kanë”

Qe nije çfarë fjalie e budallme për me u thanë. Kur dikush e thot kët fjali, ajo tregon shumë për atë person, për karakterin e atij personi. Tregon çka dmth besnikëria për atë person e çka drejtësia. Sipas tij i bjen që besnikëria e feri është veç diçka që e merr, pa dhanë kurgjo prej vetës. Poo... përkundrazi. Fitnesi është shumë fer e shumë besnik, nëse ti je fer e besnik ndaj fitnesit. Ta jep krejt atë çka e jep ti.  

Kjo tregon që ata persona mundohen me kanë dikushi që nuk janë; mundohen me mbrri diçka tu ba sene që nuk janë në harmoni me verzionin e tyne ma të mirë; mundohen me mbrri diçka që nuk është në përputhje me shprehitë e tyne; mundohen me kapë atë verzion prej së jashti e me fut brenda, në vend që me e obzervu atë verzion e me u transformu në atë verzion prej së brendshmi, kjo d.m.th me kanë ai verzion tash, me u ba ai verzion n’këtë moment, e me vazhdu me kanë, me vazhdu me mendu e me vepru qysh kish me mendu e vepru ai verzion.

Mundohen me pasë një realitet tjetër, duke qëndru në realitetin që jon tash.

Hajde t’themi që unë si trajner e kom atë aftësinë që me magji me ta jep atë trupin që po don me e pasë.

Tap – rrap qashtu.

Qe ku e ki.

Tash, a mendon që mundesh me e mbajtë qat gjendje tu i ba senet që je tu i ba tash a? Joo, harroo. Me qeto shprehi, e me këtë mënyrë të mendumit për vetën ma së pari e mandej për jetën në përgjithësi; me këtë mentalitet qe e ki tash, e me këto kualitete; ska me shku java e ke me u kthy meniher qashtu qysh je kan’.

Ka shumë njerëz që me mënyra të ndryshme i arrijnë disa rezultate po krejt esenca e procesit të një transformimi të vetës, të shndërrimit të vetës në atë verzionin tënd ma të mirë është që ti me i përvetësu ato shprehi e ato kualitete të cilat janë në përputhje me atë verzion, të cilat kanë me të ndihmu me i mbajtë ato rezultate të cilat i arrin’.

Janar 2023

Prandaj, së pari krijoji shprehitë, mandej shprehitë kan’ me të kriju ty.

Verzioni yt ma i mirë është veq destinacioni ku po synon me mbrri.

Se kush bohesh përgjatë procesit deri te te ai destinacion është shumë ma me rëndësi.

Ty t’mungon vizioni, qe pse nuk mundesh me ndryshu.

 

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published