5 Sekrete Për Me Humbë Peshë Dhe Me Largu Atë Përgjithmonë
Rreth 80% e njerëzve të cilët e humbin një sasi goxha të madhe të masës dhjamore, e rifitojnë prapë pas 12 muajve. Madje ka edhe prej tyre të cilët mbajnë dieta dhe mesatarisht e e rifitojnë prapë ma shumë se gjysën e peshës të cilën a kanë humbur për 2 vjet.
3 Arsye që njerëzit fitojnë prapë peshë pasi ta kenë humbur atë:
- Hormonet: Humbja e peshës është diçka që bjen në kundërshtim me atë se çfarë trupi yt synon me ba. Trupi yt gjithmonë lufton për mbijetesë dhe kur e vëren që kaloritë janë duke i’u kufizu, ai alarmohet dhe meniher lufton duke i manipuluar hormonet. Grelina është hormoni i urisë dhe gjatë një kufizimi të kalorive ky hormon rritet e kështu të bën të ndihesh ma i uritur. Leptina është hormoni i apetitit dhe ky zvogëlohet duke të të bërë ty të ndihesh më pak i ngopur kur ushqehesh.
- Metodat jo të qëndrueshme: Kur personi mesatar tenton t’I humbë disa kg, ai e bënë këtë duke provuar shumë metoda të ndryshme të cilat nuk përputhen me stilin e tyre të jetesës. Shembuj të këtyre metodave janë: eleminimi komplet i makronutrientave (p.sh. dieta Keto) ose thjeshtë duke mos ngrënë (agjërimi). Ai mund të humbë peshë shpejt, por e rifiton edhe ma shpejt.
- Humbja e peshës mbi stilin e jetesës: Njerëzit qaq shumë janë të dëshpërum me humbë peshë saqë janë të obsesionum mas numrave në peshore saqë e harrojnë personin i cili janë duke u ba.
Myzhdet janë se ka një zgjidhje për këtë nëse i din gjanat e duhura që duhet me u ba.
Kështu që, në artikullin e sotit, unë do t’ua zbuloj 5 sekrete që unë i përdori për veti por edhe për klientat e mij për t’i ndihmuar ata me e mbajtë të humbur peshën e humbur.
Nëse je gati, shkojmë!
Sekreti #1 – Përmbaje trunin tënd
Në një botë me plot ushqim me bollëk, duhet me pasë një nivel të përmbajtjes apo kufizimit të vetës. Kjo mund të marrë forma të ndryshme, siç është numërimi i kalorive, kufizimi i karbohidrateve, agjërimi i periodizum, etj.
Tek disa persona agjërimi i periodizum (Intermitent Fasting) funksionon për mrekulli sepse ta mundëson konsumimin e ushqimeve brenda një dritareje të caktuar kohore, dhe këtë dritare mundesh me e pështatë sipas agjendës tande ditore.
Kohën e ngrënies mund të cakohet edhe në bazë të ritmit tënd cirkadian. Disa persona nuk mund të dalin nga dera e shtëpisë ngrënë diçka (në këtë grup bëj pjesë unë). Ndërsa disa të tjerë nuk e kanë problem edhe nëse e shtyjnë mëngjesin deri në mesditë.
Këtë mënyrë të ushqyeshmërisë e përshtatë varësisht se kur ndihesh ti i uritun. Por, duhet me pasë parasysh që asnjë mënyrë e të ushqyerit nuk funksionon për me humbë peshë përveç deficitit kalorik.
Kështu që, së pari numëroji kaloritë për me pasë një vetëdije të sasisë së ushqimeve të cilat i fut në trupin tënd për nja 12 javë. Pas kësaj fillo ndiqe planin tënd të ushqimit në atë mënyrë që të përshtatet ty dhe agjendës tënde ditore.
SHËNIM: për me mbajtë peshë e humbur, të humbur, duhet ta zgjedhësh atë mënyrë të kufizimit e cila është më së paku kufizuese për ty. P.sh. për mu është numërimi i kalorive dhe makrove dhe përcjellja e tyne.
Sekreti #2: Ji i sinqertë me vetën
Njerëzit të cilët humbin peshë dhe e mbajnë atë larg e kanë një shprehi të vet-mbikqyrjes. Kjo mund të jetë duke e peshuar vetën rregullisht, duke e matur vetën, apo diçka tjetër.
Shumicën e klientëve të mij i nxis me e fitu shprehinë e peshimit në peshore çdo ditë në mëngjes. Në fillim është normale të ndihesh në ankth sepse shumica e shmangin peshoren por me kalimin e kohës mësohesh. Eventualisht do t’i shohësh numërat në peshore vetëm si të dhëna, sikur numrat në punën tande (nëse puna jote la t’bëj me numra, po pe din a po du me thanë).
Mundesh me shku edhe më thellë se kaq, duke bërë analiza më të thella sikur skanimet DEXA (nuk e ki a ka të tilla te na këtu në Kosovë) por edhe këto analizat trupore kryejnë punë.
SHËNIM: qëllimi është që duhet t’i kesh disa të dhëna të cilat tregojnë dhe sigurojnë që a je në rrugën e duhur a po jo. Kjo të bën të jesh i sinqertë përgjatë procesit tënd.
Sekreti #3: Aktivitet ditor
Ushtrimet e rregullta dhe të vazhdueshme janë mënyra ma e mirë për me mbajtë larg peshën e humbur. Ushtrimet ndihmojnë në shpenzimin e një sasie të kalorive duke e rritur vlerën e metabolizmit bazal e kështu duke e rritur edhe vlerën e kalorive që mundesh me e konsumu në baza ditore. Aktiviteti fizik gjithashtu e përmirëson dukshëm edhe ndjenjën e ngopjes dhe të urisë.
Nëse je fillestar në procesin tënd të humbjes së peshës, të këshilloj ta gjesh një sport të cilin ti personalisht e adhuron. Planifikoji 2-3 seanca në javë dhe fillo nga aty. Kjo për arsye se nëse e pëlqen një sport të caktuar, kjo do ta bëjë më të qënrdueshëm procesin në terma afatgjatë.
Me kalimin e kohës, e fut edhe një sport tjetër. P.sh. peshë ngritjen i cili është sporti i vetëm që për mendimin tem personal, secili duhet ta praktikojë. Nxitë rritjen e muskujve, forcon strukturat eshtërore dhe ligamentet, benefitet e të cilave ua sheh hajrin deri në pleqëri.
SHËNIM: Gjeje një formë të ushtrimeve që ti e sheh vetën që mundesh me e praktiku për gjithë jetën tande. Kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës në ndonjë sport tjetër, por është një rregull i mirë për me ndjekë kur vjen puna te ushtrimet.
Sekreti #4: Bëje të qëndrueshme
Nëse mënyrat e humbjes së peshës të cilat ti je duke i përdorë nuk janë të qëndrueshme apo lehtë të mbajtshme, ti nuk ke me mund me i mbajtë rezultatet e arrituna.
Një strategji e mirë këtu është duke i ndryshuar gradualisht zgjedhjet e tua në ushqim por gjithashtu duke lënë hapësirë për fleksibilitet.
Kjo do të thotë që t’i mund t’i konsumosh 80-90% të sasive të kalorive nga ushqime të shëndetshme, dhe pjesën tjetër duke e lënë për ushqime të preferuara dhe të dëshiruara.
E vërteta është që t’i nuk mundesh me i qëndru gati një mënyre të të ngrënit nëse ti e urrenë atë. Vullneti mundet me të dërgu deri dikun.
Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë duke menduar se cila është dieta ma e mirë për të humbur peshë, por asnjëherë nuk ndalen e me mendu se çfarë lloj diete iu pëlqen atyne.
Mirëpo, një flamur i kuq i kësaj është se shumicën e kohës do të duhet të bëjmë disa gjana të paqëndrueshme (p.sh. përcjellja e kalorive dhe ushqimeve) për me arritë qëndrueshmërinë.
SHËNIM: Rezultatet afatgjata janë më të mira tek ata të cilët lejojnë hapësirë për preferenca personale. Gjeje një mënyrë që ty ta mundëson ta mbash larg peshën e humbur e cila funksionon për ty dhe jetën tënde në përgjithësi.
Sekreti #5: Evoluo!
Pavarësisht se sa peshë ke për të humbur, nuk mund të jesh personi i njëjtë nëse dëshiron me e mbajtë atë larg.
Shumica e njerëzve janë aty ku janë për shkak të një identiteti të cilët e kanë krijuar pe vetëdije për vetën. Një person mbipeshë e ka një identitet për vetën se është i trashë (mbipeshë) dhe mbase i shëmtum. Ky identitet me kalimin e kohës duhet me evolu ose me u transformu në atë identitet i cili është në harmoni me rezultatet e dëshiruara.
Nga një imazh për vetën si “i trashë”, mbipeshë e i shëmtum duhet me evolu në një imazh për vetën si “i shëndetshëm”, fit, dhe si dikush që kujdeset për vetën dhe shëndetin e tij sepse e vlerëson atë.
Gjithashtu, kultivimi i tipareve të karakterit si diciplina, përkushtimi, besimi, janë kritike për krijimin e një identiteti të ri. Nëse unë kisha pas' mundësi tash me t'i jep tash menjëherë me një kërcitje të gishtave rezultateve që ti po i dëshiron, atëherë s'kishe me muujt me i mbajtë ato rezultate sepse të mungojnë ato tipare të cilat i arrijnë ato rezultate. Pikërisht ky është i gjithë qëllimi i procesit prej pikës A kur fillon e deri tek pika Zh kur i arrin rezultatet e dëshirume: kultivimi i diciplinës, besimit dhe përkushtimit.
SHËNIM: Me fjalë të tjera duhet ta krijosh një identitet të ri për vetën. Nuk mund ta marrësh vetën tënde të vjetër në trupin tënd të ri. Për me mbajtë peshën e humbur larg, ti duhet të evoluosh si person, si individ, si karakter.
Dhe kështu e humbë peshën dhe e mbanë atë larg.
Një gjë tjetër që du me shtu në fund është që duhet t’i japim kohë të gjatë vetës.
Duhen 21 ditë për me formu një shprehi, 90 ditë për me fillu një stil jetese dhe 1 deri në 2 vite përpjekje të vazhdueshme për me u ba një person tjetër
Ndryshimi kërkon kohë.
Nëse je dikush që ke luftu për me ba ndryshime në jetën tande atëherë të këshilloj t’i japësh vetës kohën që të duhet për t’i bërë ndryshimet e nevojshme.
- Engjëlli