Kush jom unë? – Engjëll Maliqi Fitness

Kush jom unë?

KUSH JOM UNË?

Masi jom unë personalisht tu i’u drejtu juve të dashtun lexues, n’kët sektor të webfaqes tem kom me i’a futë komplet në gegënishte. Ma merr menja që e kuptove si ja nise me lexu kit paragraf a po?

 

Qa bonët njerëz?! Mirëserdhët në webfaqen tem. Kshtu . . . qashtu qysh po mundeni me pa edhe ju prej emrit të këtij sektori, ktu po m’duhet me jau prezantu vetën tem. Kom me nda ni histori t’shkurtë temën me juve. Eee, a po vazhdojna?!

 

Emri jem osht Engjëll Maliqi edhe qëllimi jem osht me i’u ndihmu të tjerëve me kriju shprehi të mira t’cilat qojnë drejt një jete aktive dhe të shëndetshme.

 

Jom ni fans i flaktë i aktivitetit fizik. Kisha pas qef me thanë që gjith’ jom kanë kshtu, po jo, s’jom kanë. Hahah.

 

Gjatë kohës së pubertetit pata fillu me ba ushtrime me peshë trupore, kryesisht n’kushte shtëpije, po që asniherë nuk i’u përmbajsha atyne për ni kohë t’gjatë. Ushtrojsha nashta ni javë a dy edhe u dorëzojsha. U kthejsha prapë në shprehitë e vjetra të demelisë. Kur i bana 19 vjet ma n’fund i’a nisa fitnesit. Ma shumë i motivum prej faktit se isha shumë i dobt’ për kah forca po edhe jo i knaqun me pamjen fizike. Dojsha me ndryshu di

 

N’gym, ti ki qasje në paisje t’ndryshme, si pesha të lira edhe maqina t’cilat t’ndihmojnë me u koncentru në ni grup specifik të muskujve. Kisha pa ma herët billdera, po hiq nuk m’ka shku menja se qishtu bahen zhvillat; se qishtu po funksionojka bodybilldingu. Munesh me kuptu prej emrit në anglisht: body + building që d.m.th ndërtim i trupit. Kët sen e kuptova nashta mas 2 – 3 mujve që ushtrojsha veq për me u knaqë. Në dy javët e para ushtrime u bana i varun (n’kuptim t’mirë normal). Përjetimi i pump-it tem t’parë ke ajo çka e krijoi atë varësi. Pump-i i muskujve – nëse nuk e dini – osht atëherë kur masi që t’i kryn’ 3 – 4 seri të ni ushtrimi t’caktum, muskuli i ushtrum ajet edhe mushet me gjak. E si rezultat i ushtrimeve trupi e liron hormonin dopaminë që osht hormoni përgjegjës që ti ndjehesh mirë. Meniher’ e kuptova që qeky osht seni jem, arratisja jem. Tjert’ lexojnë, shkrujnë, pikturojnë, skulpturojnë, tjert’ e kanë futbollin, basketbollin, tenisin, çkadoqoftë, edhe qe ku isha unë tu ushtru bodybuilding. Edhe ky osht si ni art n’veti, ku e ndërton trupin edhe e skulpturon atë qashtu qysh don ti. Me e kuptu kta, i’a nisa me paramenu vetën se qysh unë du që trupi jem me u doke, simetrik edhe në proporcion. Kto jon edhe ndër tiparet që e karakterizojnë bodybuilding-un. Tani i’a nisa me ushtru në përputhje me atë imazh se qysh dojsha me u dokë. Nëse dojsha tricepsa ma t’mdhej për me i’u përshtatë supeve, i ushtrojsha ma shpesh edhe me volum ma t’madh se pjesët e tjera të trupit edhe kshtu osht qysh funksionon.

3 Muaj ushtrime

Sidoqoftë, kjo ke veq ni histori e jemja se qysh i’a kom nisë fitnesit.

 

Dashnia edhe pasioni për kët sport edhe tu e kuptu rëndësinë e tina e bani shumë ma t’lehtë për mu për me i’u përmbajtë ushtrimeve që edhe më ndihmun mu për me kriju shprehi t’mira t’cilat m’bonën mu fans t’flaktë të jetës së shëndetshme dhe aktive. Po m’doket që jom kanë me fat.

 

Sekreti ktu qëndron në shprehitë ditore. Çfarëdo qëllimi që keni, nuk d.m.th me ushtru gjithqysh me pesha e mu ba billder, po çfardo qëllimi që keni, ju duhet gjithqysh me kriju shprehi t’mira të të ushqymit edhe aktivitetit fizik. Edhe unë jom ktu për me i’u ndihmu.

 

Studimet në fizioterapi, më ndihmun shumë për me kuptu anatominë e trupit të njerit, se qysh osht i ndërtum dhe qysh funksionon.

 

Tu i zgjeru njohuritë e mija në ushqim dhe ushtrime çdo herë e ma shumë, vit mas viti edhe tu i apliku ato njohuri në praktikë, m’bonën me kuptu se çka funksionon e çka jo. Kjo m’shtyni edhe me i ndihmu njerzt tjerë. E disha që ka shumë njerz që mundohen me humbë peshë ose edhe me shtu, ose edhe veq me kanë ma aktiv. Dëshira për me i ndihmu ata m’shtyni me u ba trajner personal i fitnesit.

   

 

Tash qe ku jom, ni trajner personal me 7 vjet përvojë në fushën e fitnesit, i cili ka punu në sdisa qendra t’fitnesit në Prishtinë, me klientë t’ndryshëm tu fillu prej fmijëve 11 vjeqarë që veq dojshin me msu për fitnesin e deri te gjyshrit 60 + vjeqarë që veq dojshin me kanë ma aktiv edhe n’formë. Kom ndryshu menjën edhe trupin e dhjetra e qindra njerëzve përmes treningut personal si dhe këshillave në lidhje me ushtrimet dhe ushqimin përmes rrjeteve sociale.

                         

    

Tash, qëllimi jem osht me e përdorë edhe ma shumë botën e internetit dhe të rrjeteve sociale për me motivu edhe me e rritë vëmendjen për metoda cilësore të fitnesit dhe shëndetit dhe gjithashtu për me ndihmu ma shumë njerz për me i arritë qëllimet e tyne në fitnes edhe me jetu ni jetë aktive dhe t’shëndetshme. (Jom ni përkrahës i madh i programeve të personalizuara të ushtrimeve dhe ushqimit për nevojat dhe qëllimet e secilit individ.) Fatkeqsisht n’këtë industrinë e fitnesit po ka shumë metoda t’ndryshme -  ku 99% e tyne nuk t’qojnë askund. Njerzit po binë pre e programeve të rrepta dhe drastike të ushtrimeve dhe ushqimit t’cilat nuk jon kurgjo ma shumë se shabllone t’krijume me ‘futkotizëm’, që t’qojnë askund përveq në ni cikël ku dorëzohesh edhe ku fillon prapë prej fillimit dhe si rezultat ti ndjehesh i zhgënjym e i dëshprum me vetën. Unë i’a kom ba vetës mision që me anashkalu ‘futkotizmin’, me përcjellë shkencën edhe me i nda ato informata me klientët e mij si informata bazike me terma t’kuptushëm për ta për me pasë efikasitet edhe me arrite rezultate epike.

Munesh me konsideru edhe si bonus faktin që unë e praktikoj atë që e thom. Përgjatë karrierës tem të ushtrimeve kom punu edhe unë kogja shumë me vetën tem edhe i kom arritë disa transformime – prej ni adoleshenti demel me ni trup të dobt e me bark t’lshum’ deri te ni atlet i fortë e muskuloz. Jom shumë falënderus për punën tem dhe përpjekjet e mia që i kom ba, se jon ato që e kanë kriju personin që jom sot.

Nuk kom mujtë me fillu kët biznesin tem të trajnerit ma herët për shkak të arsyeve personale dhe kërkesave të punëve të tjera se nuk kisha mujtë me i’u përkushtu plotësisht klientëve të mi. Kur boj diçka ose jom 100 % i përkushtum ose nuk e boj hiç. E tash, unë jom gati me ta jep 100 % - shin tem. A je gati?

 

 

 

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published