PËR MUA – Engjëll Maliqi Fitness

PËR MUA

Përshëndetje njerëz dhe mirë se erdhët në webfaqen time.

Kjo është pjesa ku unë duhet ta prezantoj vetën time në mënyrë që ju të familjarizoheni më shumë me atë se çfarë bëj unë, si e bëj atë dhe se çfarë do të arrini nga udhëzimet e mija si trajneri juaj personal i fitnesit, çoftë në seancat e treningut Sy Më Sy, apo vetëm nga udhëzimet e mija Online.

Unë quhem Engjëll Maliqi dhe puna ime është që t'iu ndihmoj juve të krijoni shprehi të shëndetshme të të jetuarit.

Jam fans i flaktë i aktivitetit fizik. Do të kisha dëshirë të thoja që gjithmonë kam qenë ashtu, por jo. Hhahah.

Kështu filloi gjithçka.

Gjatë moshës së pubertetit, ose më saktë kur isha 16, 17 vjeç fillova të bëj ushtrime në shtëpi, kryesisht me peshë trupore, por që kurr nuk i'u përmbahesha atyre në terma afatgjatë. Ushtrojsha mbase 1 apo 2 javë dhe pastaj kthehesha në shprehitë e mëparshme të dembelisë. Në moshën 19 vjeçare më në fund u anëtarsova në një palestër fitnesi. Si gjithmonë, kryesisht isha i motivuar nga fakti se sa i dobët isha, për kah forca po edhe nga pamja fizike. Gjithçka filloi këtu. Këto pakënaqsi me vetën më drejtuan tek "unë dua të ndryshoj" dhe ndryshimet e realizuara më drejtuan tek "hajde ta kapërcejmë edhe një sfidë".

Para së gjithash, e sfidoja vetën dhe trupin tim. Dija në atë kohë ishte në zero, kështu që fillova të lexoj e hulumtoj e mandej t'i hedh në praktikë e të eksperimentoj me trupin tim e të kuptoj se çfarë funksionon dhe çfarë jo. E kam shtyrë vetën përtej limiteve në mënyrë që ta kuptoj se si do të ndjehet dhe sa mund të përballojë trupi i njeriut, e veçmas, si do të ndikojë kjo tek të tjerët, klientët e mij. Si të trajtohen/ushtrohen ata gjatë secilës fazë që kërkohet, qoftë shtim peshe (masë muskulare) apo edhe humbje peshe (shkrirje dhjami).

Angazhimi im si trajner i yti personal mund të të ndihmojë 100%. Puna ime si trajneri yt personal do të të sigurojë me "veglat" e duhura për të të mbështetur dhe për tu siguruar që ti t'i arrish qëllimet e tua, por mbaje në mend që kërkohet nga ti t'i mbushësh ato.

Detyra jote kryesore është që t'i përmbahesh planit, ndërsa puna ime është që të të ndihmoj ty për të arritur qëllimet e tua, të bëj ndryshimet e duhura të cilat do të na dërgojnë në përmbushjen e misionit tonë, për të cilin, ne si ekip, i premtuam njëri-tjetrit se do të tejkalojmë çdo sfidë përgjatë ushtrimeve.

BËHU GATI TË PUNOSH!

PËRKUSHTIM

Si klient i imi, unë do të të trajtoj si FAMILJE dhe do të jem i përkushtuar plotësisht ndaj teje dhe qëllimeve tua përgjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit tënd. Shpejt do ta mësosh se edhe unë investoj në suksesin tënd po aq sa ti.

FOKUS

Fokusi im gjatë stërvitjeve do të jetë i gjithi tek ti. Përderisa ti duhet të fokusohesh në detyrën e dhënë. Të koncentrohesh maksimalisht në ushtrime dhe ti ndjesh muskujt duke punur gjatë ushtrimeve të caktuara.

BESIM

Unë kam nevojë që ti të më besosh në çdo hap të procesi, unë do të të shtyj, do të të kërkoj më shumë nga ti; por asnjëherë nuk do të të shtyj përtej mundësive tua.

VETBESIM

A je gati për eksperiencat e reja të jetës, aty ku jeta e shëndetshme do të thotë kujdes për vetën, dhe kujdesi për vetën të drejton aty ku ndjenë besim dhe siguri të plotë në vete. Vetbesimi yt do të të dërgojë përpara duke kërkuar të kapërcehen sfida të reja.

PËRGJEGJËSI

Unë mund të të siguroj se jam i përgjegjshëm për të të udhëzuar në rrugëtimin tënd.

Dhe ti, si klient i imi, kam nevojë që të jesh i përgjegjshëm për rolin tënd, ku PËRKUSHTIMI yt, FOKUSI yt, BESIMI yt dhe VETBESIMI yt do të jenë pikat e tua (dhe të mijat) të forta përgjatë gjithë ditëve që do të punojmë së bashku.

Pra njerëz, a jeni gati të mësoni dhe t'i arrini disa rezultate të mahnitshme me mua? Ku unë përnjëmend premtoj se nëse i ndiqni udhëzimet e mija, do të befasoheni se çfarë mund të arrini dhe se çfarë ndryshimesh do t'i përjetojë trupi juaj, përderisa unë në anën tjetër, si trajneri yt personanl, do të jem më shumë se i kënaqur nga arritja e rezultateve tua.