Besim, Dicipline, Perkushtim – Engjëll Maliqi Fitness

Besim, Dicipline, Perkushtim

Tri tipare që ju nuk e dini që i keni por që përmes procesit drejt arritjes së qëllimeve tuaja do t'i kultivoni edhe më shumë. Tipare që mund t'i praktikoni edhe në sfera të tjera të jetës të cilat shpiejn drejt krijimit të verzionit më të mirë të vetës.

Zhvilloji tiparet tua. Ndërtoji shprehitë e duhuna.

Njerzt' menojnë që nuk janë të diciplinum, nuk kanë besim e as vullnetin për me i'u përkushtu diçkaje.

Pse?

S'pari, se nuk e vendosin vetën në situata t'cilat kërkojnë që këto tipare të dalin nga vetja e tyne. E mbajnë vetën në një zonë të komfortit apo një kornizë brenda së cilës ata ndjehen të sigurtë. 

Menoje njiherë, pse me t’u dashtë me pasë besim kur nuk je tu ba diçka që e kërkon atë n’rend t’parë. Zakonisht besimi kërkohet kur je tu ba diçka që nuk e ke ba ma herët, diçka që nuk ki garanci se a ka me pasë sukses a jo.

Besimi në procesin drejt arritjes së nji pikësynimi është mjaft i rëndsishëm, por besimi në vete është hala ma i rëndsishëm. Kur beson në vete, ti e din se ke me ba atë çka kërkohet me ba. E merr përgjegjësinë mbi vete edhe mbështetesh vetëm në vetën tane dhe në aftësitë e tua. Nëse beson n’vete, automatikisht ke me pasë besim edhe në proces.

E kundërta e besimit është dyshimi. Nëse dyshon në vete dhe në aftësitë e tua për me kry punë, atëherë ke me pasë dyshim edhe në përfundimin e punës me sukses. Dyshimi zakonisht shoqërohet me biseda negative me vetën, ndërsa besimi me biseda pozitive me vetën.

Besimi e as dyshimi nuk janë diçka që mungojnë. Ato ekzistojnë në secilin prej nesh. Vetëm se ne e kemi në dorë se cilën dëshirojmë ta kultivojmë në situatat kur e vendosim vetën jashtë zonës së komfortit.

 

S’dyti, disa nuk kanë ndonjë synim konkret se ku dojnë me mbrri. Kur nuk ki ndonjë synim konkret nuk e din saktësisht se çka me ba për me mbrri aty. Paramendo këtë synimin konkret si rezultatin përfundimtar se ku dhe çka po don me arritë. Nëse ky është i vendosun atëherë ty automatikisht do të të krijohet “skenari” t’cilin duhet vetëm me ndjekë. Duhet me ba atë çka duhet me ba, e thellë brenda teje e din se çka duhesh me ba.

T’themi se po don me i humbë do kg të tepërta, ti menjiherë e din që duhesh me fillu me qenë ma aktiv fizikisht e me ba zgjedhje ma të mira në ushqim. Thellë n’vete e din se çfarë zgjedhje duhesh me ba në rastin kur të prezantohet mundësia për me zgjedhë. E din që n’vend se me qëndru mrena n’shtëpi me shiku TV, ti duhesh me dalë me ecë; e din që n’vend se me marrë ashensorin ti duhesh me i marrë shkallët; e din që n’vend se me hangër çdo ditë gjatë pauzës nji burek ose çkado, ti duhesh me e hangër nji shujtë ma të shëndetshme që e ke përgatitë vet, etj., etj. Këto “DUHESH” mujnë me vazhdu pa limit. Pra, nuk është problemi që ti nuk e din se çka duhesh me ba, problemi është që nuk je tu praktiku diciplinë.

Diciplina vjen në formë të krejt atyre fjalive që fillojnë me “duhesh”. N’qato momente kur e dëgjon nji za prej brenda që t’thot “Ti duhesh me kanë tu e ba kta e kta, n’vend se me ba kta që je tu e ba tash” ky është zani i diciplinës.

Pra, diciplina është diçka e motivume prej së jashtmi të cilën e futim brenda në psikën tonë në formë të një zëri të cilin e dëgjojmë kur nuk e praktikojmë atë.

Edhe diciplina është diçka që ekziston në secilin prej neve, vetëm se na takon neve ta ndjekim atë ose jo.

Përkushtimi në anën tjetër është ndryshe nga diciplina. Përkushtimi është një zgjedhje të cilën e bëjmë me vetëdije të plotë se a zgjedhim ta dëgjojmë zërin e diciplinës apo jo.

Të gjitha këto tipare ekzistojnë në secilin prej neve, veçse e prezantojnë vetën e tyne vetëm atëherë kur vendosim me ba diçka që nuk e kemi ba asnjiherë; atëherë kur i’a vendosim vetës nji synim, çfare do qoftë ai.

Në 2016-ën e pata realizu transformimin tem të parë fizik. Ka qenë hera jem e parë që po boj diçka për herë të parë edhe atë pa ndihmën e askujt, pa ndihmën e ndonjë këshilluesi, udhërrëfyesi apo trajneri. Mbështetja jem e vetme ka qenë dija e akumulume përgjatë një periudhe 3 vjeqare, e bazuar në prova dhe dështime.

Kur kthehna n’kohë edhe menoj për atë periudhë e kuptoj që edhe pse nuk e kam pasë idenë se çka jom tu ba (në kuptimin që nuk e disha a kom me pasë sukses a jo), prapë se prapë e kom pasë nji besim thell' n'veti që kom me arritë qat rezultat qe po du e mandej mënyra se si rruga është hapë duke vendosur vetëm një hap pas tjetrit është e mahnitshme.

Edhe pse kohë pas kohe kisha dyshime, prapë vendosja me ndjekë atë zanin e diciplinës: “Nëse po don me mbrri atë synim, atëherë ti duhesh me ba kta e kta n’vend se me ba kta.”, e nuk i lejojsha ato dyshime me pasë ndikim te unë. Nji mënyrë tjetër është me ia ba vetës këtë pytje: “Çfarë vendime do të merrte verzioni i vetës tem i cili e ka mbrri atë synimin e vënë?” Përgjigjja e parë që të vjen ndërmend është e duhuna edhe ty t’mbetet veq me i grahë punës e me ba atë çka kërkohet me ba. E mandej me vazhdu me ba deri sa kjo të të shndërrohet në shprehi.

Pse është e rëndësishme që këto tipare të shndërrohen në shprehi? 

Deri tani shprehitë e tua kanë qenë mos-vendosja e qëllimeve. Kjo është shprehi. Shprehi është gjithashtu edhe të pasurit besim, praktikimi i diciplinës është po ashtu shprehi, ashtu edhe përkushtimi. Tani për tani, e kemi shprehi mos-praktikimin e asnjërës prej tyre, por që nuk jemi të vetëdijshëm. Meqë nuk jemi të vetëdijshëm ndaj shprehive tona, ne funksionojmë në auto-pilot. Auto-piloti në këtë rast janë të gjitha shprehitë jo-produktive dhe të dëmshme që i kemi krijuar me kalimin e kohës. Prandaj edhe e kemi realitetin që e kemi sot. Jemi mbi-peshë, dembelë, bëjmë zgjedhje të gabuara sepse këto na u kanë shndërruar në shprehi. Pra, e ardhmja jonë varet nga shprehitë tona që i krijojmë sot. Duhet të krijojmë shprehitë e duhuna, nëse dëshirojmë të kemi të ardhmen të cilën e dojmë. Duhet ta krijojmë auto-pilotin e duhun, i cili do të na çojë në destinacionin e duhun. E qysh me i ndërtu ato shprehi? Duke i përsëritë, e përsëritë, e përsëritë, vazhdimisht, dit' për dit'.

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published