Naivitet pozitiv – Engjëll Maliqi Fitness

Naivitet pozitiv

Lexim 5 minutësh

Kur ja pata nisë fitnesit (2013), i pajsha (edhe u motivojsha) prej krejt ktyne billderave nëpër rrjete sociale po edhe t'ontit në Ks.

                    

 E hënë, 13.01.2014 - 6 muaj ushtrime

 E hënë, 02.06.2014

Besojsha që jon natyral. Sidomos billderat te na. Edhe pse vonë kom marrë vesh për substancat anabolike, çka janë, tek janë, prapë thojsha jo bre se te na s'përdorin asi sene.

Deri në 2015-tën kur ja pata nisë me i'u kushtu ma shumë vëmendje shprehive të tyne t'vogla: se qysh po ushqehen, qysh po ushtrojnë, a po pijnë duhon, sa bajnë aktivitet, etj, etj.,

Shprehitë e tyne edhe rezultatet në trupat e tyne nuk u përputhshin me atë se çka kisha studiu unë që duhet me u ba në mënyrë që me pasë rezultate aq të t'mdhaja dhe të shpejta në gym.

Gjithashtu pajsha të atillë që pas 3 - 4 javëve gufshin meniher, përderisa unë  me 2 - 3 vite ushtrime as që ju afrojsha atyne.

Në 2016 e kom pasë transformimin tem të parë. Gjatë të cilit arrijta rezultate vetëm tu i apliku në praktikë disa principe të ushqyeshmërisë të cilat i pata studiu nga materiale të ndryshme të cilat i has’sha në internet, dhe të gjitha ato e kishin përbazë deficitin dhe surplusin kalorik, varësisht prej qëllimeve (a don me humbë peshë apo don me shtu).

Mars - Shtator 2016

Mandej, pse janë të rëndësishme proteinat dhe roli i tyne varësisht prej qëllimit; si duhet me u ushqy për me mbajtë sa ma shumë muskul që është e mundur; si duhet me ushtru për me arritë këtë.

Kom provu dietë Keto, kom provu mos-ngrënie të periodizume (Intermittent Fasting), kom provu mbushjen me karbohidrate (Carb Back-Loading), kom provu Ciklin e Karbohidrateve (Carb Cycling), kom provu ushqime “të pastërta”. Mandej në ushtrime kom provu kombinime antagoniste (supersets), seri zbritëse (dropsets), kom provu pauza të shkurta në mes serive, kom provu përsëritje të larta.

I kom provu krejt këto tu menu që njana është ma superiore se tjetra.

Kanë funksionu. Normal, çdo plan i ushqimit dhe ushtrimeve funksionon nëse i rrin gati 100%. Por procesi ka qenë shumë ma i vështirë. Mirëpo, e mira e kësaj është që këto procese të vështira ma kanë rritë besimin që muj me pasë rezultate edhe pa përdorimin e substancave anabolike – steroideve.

Por, po get që në fund të fundit një dozë e naivitetit është shumë e rëndësishme për me të nxitë edhe me të shty e me besu në diçka që shumica nuk e bajnë.

Pashë rezultate. Rezultate shumë t’mira madje, saqë shumë njerëz m’kanë akuzu për përdorim të steroideve – komplimenti ma i mirë që munesh me marrë.

Ka pasë edhe prej atyne që kanë tentu me më futë në cikël të steroideve, duke e shfrytëzu rastin e rezultateve të mija të arrituna e me përfitu prej kësaj tu m'ba klient të tyne tu m'premtu sukses t'madh në bodybuilding.

                         

                                                                                 Shtator 2016

Po unë falë kokëfortësisë tem, gjith e kom zgjedhë drejtimin tem. 

Me kalimin e viteve, besimi i ushqym prej krenarisë tem për mos me e ndjekë një rrugë të shpejtë dhe të lehtë veç vijke tu u rritë edhe pse egoja jem shpesh u ndijke e tundume për me i hi asaj rrugës “së errët”.

Asniherë nuk e kom lanë me më kontrollu.

Po me kalimin e viteve e kom kuptu që procesi nuk ka pse të jetë aq i vështirë. I kom studiu hala ma shumë principet e treningut dhe të ushqyeshmërisë, i kom apliku në praktikë, kom gabu, kom mësu, kom gabu prapë e prapë kom mësu. 

E hënë, 03.07.2017

Në fund kom ardhë në përfundim që si në ushqim ashtu edhe në ushtrime, nuk kemi pse me i kompliku senet ma shumë se që janë.

Procesi është shumë ma i thjeshtë se që na mendojmë.

Thjesht rriju besnik principeve bazike.

Procesi mundet me qenë ma i gjatë e ma i mundimshëm e progresi shumë ma i ngadaltë kur je natyral e sidomos nëse gjenetikisht nuk ki predispozita me kriju masë muskulare. Po e them këtë të fundit sepse ka njerëz, që kanë shumë më pak vite se unë në bagazhin e treningut të tyne, por që kanë bërë progres fenomenal, vetëm me trening të mençëm dhe pa përdorimin e steroideve.

E martë, 19.11.2019

Por edhe kjo e ka qëllimin e vet. Krejt ajo t’mëson me pasë durim; të mëson me besu në principet bazike të çdo lamie dhe se rezultatet vijnë si pasojë e aplikimit të vazhdueshëm të atyne principeve; të mëson me i’u qëndru besnik atyne principeve por edhe prinicipeve të tjera në sfera të ndryshme të jetës; të mëson që për me pasë rezultate, nuk ki nevojë me i kompliku senet; të mëson mos me e krahasu vetën me të tjerët, me u fokusu në rrugëtimin tënd dhe vetëm tëndin duke u fokusu vetëm në përmirësimin e vetës tënde.

Këtë vit i boj 10 vjet ushtrime në gym. Ka qenë dhe vazhdon me kanë një rrugëtim i mahnitshëm me synimin e përmirësimit të vetës, fizikisht, mendërisht edhe shpirtnisht.

 

E Martë 10.01.2023

Kom me vazhdu me ba - edhe e shoh vetën tu e ba - këtë sen deri sa t’plakem sepse synimi jem është shëndeti, jetëgjatësia dhe kualiteti i jetës dhe gjithashtu sepse identiteti jem (se kush jam unë) është i lidhur ngushtë me identitetin a një atleti.

Nëse e kisha njoftë vetën (me vetëdije ose nënvetëdije) si një njeri i ndejave, partive, që konsumon alkool e duhan në çdo mbramje të së premtes, nuk kisha qenë duke e ba këtë sen. Ose prapë kisha qenë tu ushtru, mirëpo nuk i kisha dashtë ushtrimet njëjtë, nuk e kisha dashtë procesin njëjtë. Mbase sepse nuk i kisha pasë rezultatet e njëjta, dhe nuk kisha mujt me i shiju ato; me e shiju frytin e diciplinës, të një pune të përkushtume dhe të vazhdueshme.

 

E Martë 10.01.2023

Shumë ushtrues nuk i arrijnë rezultatet që dëshirojnë vetëm se identiteti i tyne nuk është i vendosur. Ata mbesin në mesin e të dy botëve, shprehitë e të cilave nuk janë kongruente, nuk janë në harmoni me synimet e tyne.

Mirë! Mbase kjo është një temë për tjera herë, por morali i storjes është që siç e thash edhe ma herët një dozë e naivitetit në jetë është shumë e shëndetshme dhe e dobishme. Qoftë ajo në bodybuilding, qoftë në bizinis, qoftë në çdo sferë tjetër të jetës.

Duhet me besu që disa sene janë të arritshme, pavarësisht se sa të tjerë e thonë të kundërtën. Në fund të fundit, mos-besuesit vetëm sa po i projektojnë dështimet e tyne tek të tjerët; e shprehin mentalitetin e tyne dhe mentaliteti i tyne gjithmonë vërtetohet në realitet.

Ji naiv, naiv në kuptimin e plotë të fjalës, në arritjen e synimeve tua

 

E Martë 10.01.2023

 

Po e përmbylli këtë bllog me një thënje të Henry Ford që më është ngulitë n’kry qysh herët:

“Nëse menon që mundesh ose nuk mundesh, në të dy rastet ke të drejtë.”

 

 

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published