Pakoja Bazike - Trajnimi 8 Javorë me Plan Të Personalizuar (Ushtrime & – Engjëll Maliqi Fitness
Pakoja Bazike - Trajnimi 8 Javorë me Plan Të Personalizuar (Ushtrime & Ushqim)

Pakoja Bazike - Trajnimi 8 Javorë me Plan Të Personalizuar (Ushtrime & Ushqim)

Regular price
€129,00
Sale price
€129,00
Regular price
Sold out
Unit price
per 

Përshëndetje! A je gati me i mbrri disa rezultate të mahnitshme me mua? Si klient i imi mos u habit kur të të trajtoj si familje. Shumë shpejt do ta mësosh që edhe unë investoj po aq sa ti në arritjen e rezultateve tua. Para se të fillojmë t'i përvishemi punës, më lër ta sqaroj pak procesin se si funksionon ushtrimi online dhe se çfarë do të përfitosh nga investimi yt me mua.

SI FUNKSIONON:

1. Me të blerë produktin, ju do ta pranoni në inbox-in e emailit tuaj një mesazh konfirmimi se blerja është realizuar me sukses si dhe një formular regjistrimi dhe një pyetësor për historinë tuaj të fitnesit, ushqimit, të lëndimeve si dhe të synimeve tuaja se çfarë dëshironi të arrini. Këto të dhëna ju do t'i dërgoni prapë në engjellmaliqifitness@gmail.com së bashku me fotografitë e para tuajat të progresit (përpara/anash/prapa)

2. Do t'i analizoj të gjitha ato të dhëna për ta krijuar programin e ushtrimeve specifikisht për TY. Ky program kërkon kogja mund për ta krijuar, kështu që ju do ta pranoni atë përmes email-it brenda 5-7 ditëve pasi ta keni plotësuar formularin me të gjitha të dhënat e mbushura. Së bashku me atë email do të jetë i bashkangjitur edhe manuali për USHTRO ONLINE, si dhe do të i’u jap akses në Google Sheets, ku do të keni qasje në planin e ushtrimeve, tabelën ku do ta shënoni peshën tuaj ditore, si dhe pytësorin për kontrollin javor.

3. Ne do të jemi në kontakt në konsultat javore, në të cilat do të raportoni tek unë punën e bërë të një jave, mandej unë do të vendos se çfarë të bëni në javën pasuese. Këto konsulta në të cilat shprehen mendimet e juaja që i keni pasur gjatë javës, do të më ndihmojnë mua për të bërë ndryshime në planin tuaj të ushtrimeve apo ushqimit. Sidoqoftë, kontakti ynë nuk është i limituar vetëm njëherë në javë. Ju mund të parashtroni pyetje në çdo kohë përmes emailit dhe unë do t'iu përgjigjem me përpikëri.

 

SI TRAJNERI JUAJ ONLINE I FITNESIT, UNË I’U SIGUROJ JUVE ME:

  • Një program të personalizuar dhe të strukturuar në bazë të qëllimeve tuaja spcecifike si dhe të stilit tuaj të jetesës ose agjendës tuaj ditore/javore. Palestra nuk duhet që t'ua ngarkojë jetën, por më shumë të kontribuojë në kualitetin e saj.
  • Vlerën e kalkuluar të kalorive dhe të secilit makronutrient (proteinave, karbohidrateve, yndyrnave) sipas qëllimeve tuaja specifike.
  • Mbështetje të vazhdueshme në rrugëtimin tuaj drejt arritjes së rezultateve të dëshiruara (do t'iu ndihmoj të jeni mendërisht dhe emocionalisht të përgjegjshëm ndaj qëllimeve tuaja; video-konsulta javore 30 minutshe, duke vlerësuar progresin tuaj dhe duke bërë ndryshime në bazë të suksesit të arritur dhe disponimit tuaj.
  • Kontakt pa limit përmes email-ave, ku do t'iu përgjigjem brenda 24 – 48 orëve
  • Një shansë për të përvetësuar një aftësi të re (përcjelljen e kalorive/makrove)
  • Ndihmë në krijimin e shprehive të shëndetshme për një jetë të shëndetshme


 

KËRKESAT PËR KLIENTË DHE PËRGJEGJËSITË:


  • Duhet të keni qasje në një palestër
  • Duhet të posedoni një peshore të kuzhinës e cila peshon në gram
  • Duhet të dini si t'i përcjellni kaloritë dhe makrot (nëse nuk dini, të jeni të gatshëm të mësoni)
  • Duhet ta përcillni konsumimin e sasisë së makrove dhe ta jepni më të mirën tuaj në arritjen e objektivave të tyre
  • Duhet të posedoni një peshore digjitale të trupit e cila peshon në kilogram dhe ta peshoni vetën çdo mëngjes pa rroba, pas një vizite në tualet dhe para se të ushqeheni.
  • Duhet të më siguroni çdo muaj me foto të progresit (para/anash/prapa). Fotot duhet të realizohen në mëngjes, pasi të jeni peshuar në peshore dhe mundësisht në vendin e njëjtë me ndriqim të njëjtë.
  • Është përgjegjësia juaj që të jeni të sinqertë dhe të saktë në plotësimin e peshës trupore si dhe të punës në palestër në fletën tuaj të punës në Google Sheets.
  • Është përgjegjësia juaj të jeni të përgjegjshëm ndaj objektivave në ushtrime dhe vlerave ushqyese të caktuara për ju
  • Është përgjegjësia juaj të parashtroni pyetje nëse nuk kuptoni diçka përgjatë procesit të trajnimit
  • Duhet ta plotësoni pyetësorin e caktuar nga unë si trajneri yt online pasi të jetë kryer pagesa për këtë shërbim – në mënyrë që të kuptoj për historinë tuaj të ushtrimeve/dietave. Si dhe të ndonjë gjendjeje mjekësore që do të mund ta limitonte aktivitetin tuaj. Ky formular do t'iu dërgohet juve menjëherë pasi ta keni kryer pagesën për shërbmin përkatës.