Pakoja Bazike 8 Javore - Trajnimi 8 Javorë (Ushtrime & Ushqim/Suplemen – Engjëll Maliqi Fitness
Pakoja Bazike 8 Javore - Trajnimi 8 Javorë (Ushtrime & Ushqim/Suplementim)

Pakoja Bazike 8 Javore - Trajnimi 8 Javorë (Ushtrime & Ushqim/Suplementim)

Regular price
€567,00
Sale price
€567,00
Regular price
Sold out
Unit price
per 

Përshëndetje! A jeni gati me i mbrri disa rezultate të mahnitshme me mua? Si klientë t'mij mos u habitni kur i'u trajtoj si familje. Shumë shpejt do ta mësoni që edhe unë investoj po aq sa ju në arritjen e rezultateve tuaja. Para se të fillojmë t’i përvishemi punës, më lërni ta sqaroj pak procesin se si funksionon Treningu SY MË SY dhe se çfarë do të përfitoni nga investimi juaj me mua.

SI FUNKSIONON:

1. Nëse ky shërbim përshtatet më së miri me nevojat, qëllimet dhe sidomos përvojën tuaj në palestër atëherë juve do t’iu duhet vetëm të më dërgoni një mesazh përmes e-mail -it në engjëllmaliqifitness@gmail.com , të më kontaktoni në +383 49 55 55 02 ose thjeshtë të më shkruani në njërën nga llogaritë e rrjeteve sociale për të caktuar një takim privat ose virtual, ku do të diskutojmë për nevojat dhe qëllimet tuaja në fitnes.
2. Pagesa kryhet në llogari bankare ose cash për kohëzgjatjen e treningut që ju e shihni të arsyeshme.
3. Kjo është një pagesë e vetme dhe vlenë prej seancës së parë stërvitore.
4. Pagesa nuk rimbursohet.

SI TRAJNERI JUAJ PERSONAL I FITNESIT, JU SIGUROJ ME:

  • 3 - 5 seanca stërvitore në javë (frekuenca e seancave në javë varet prej kërkesave të stilit tënd të jetës/agjendës ditore: familja, puna, etj.) Palestra nuk duhet t’ua ngarkojë jetën, por ma shumë të kontribuojë në kualitetin e saj.
  • 1 orë mbikqyrje dhe udhëzime për çdo seancë stërvitore.
  • Plan të personalizuar të ushtrimeve sipas qëllimeve tuaja specifike.
  • Plan të personalizuar të ushqimit sipas qëllimeve tuaja specifike
  • Përcjellje të vazhdueshme të performancës tuaj në palestër, duke u siguruar që për çdo javë të bëni progres në peshat e ngritura dhe seritë e përsëritjet e performuara. Indikatori kryesor që na tregon se jeni në rrugën e duhur dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit është rritja e forcës tuaj.
  • Mbështetje të vazhdueshme duke i’u ndihmuar të jeni të përgjegjshëm në rrugëtimin tuaj drejt arritjes së synimeve tuaja - kontakt pa limit përmes e-mail -it me mua si trajnerin tënd (duke i’u përgjigjur pyetjeve tuaja brenda 24 - 48 orëve)
  • Një shansë për të mësuar aftësi të reja (përcjelljen e kalorive/makrove)  preferencë personale
  • Ndihmë në krijimin e shprehive të shëndetshme për një jetë të shëndetshme


KËRKESAT PËR KLIENTË DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Duhet të keni qasje në një palestër
  • Është përgjegjësia juaj të vini në palestër 15 min. para orarit të caktuar
  • Është përgjegjësia juaj t’i ndjekni udhëzimet e trajnerit tuaj brenda dhe jashtë palestrës
  • Është përgjegjësia juaj të jeni të vetë-diciplinuar
  • Është përgjegjësia juaj t’i arrini objektivat në ushtrime dhe ushqim
  • Është përgjegjësia juaj t’i përfundoni seancat e kardios të caktuara nga trajneri juaj (nëse ka nevojë)
  • Është përgjegjësia juaj të bëni pyetje nëse keni diçka të paqartë