Engjëll Maliqi Fitness - Trajner Personal dhe Online i Fitnesit

ENGJËLL MALIQI FITNESS

Trajner Personal dhe Online i Fitnesit

Nisja tani

Për Mua

Përshëndetje njerëz dhe mirë se erdhët në webfaqen time.

Kjo është pjesa ku unë duhet ta prezantoj vetën time në mënyrë që ju të familjarizoheni më shumë me atë se çfarë bëj unë, si e bëj atë dhe se çfarë do të arrini nga udhëzimet e mija si trajneri juaj personal i fitnesit, çoftë në seancat e treningut Sy Më Sy, apo vetëm nga udhëzimet e mija Online.

Unë quhem Engjëll Maliqi dhe puna ime është që t'iu ndihmoj juve të krijoni shprehi të shëndetshme të të jetuarit.

Jam fans i flaktë i aktivitetit fizik. Do të kisha pasë dëshirë të thoja që gjithmonë kam qenë ashtu, por jo. Hhahah.

Kështu filloi gjithçka.

Gjatë moshës së pubertetit, ose më saktë kur isha 16, 17 vjeç fillova të bëj ushtrime në shtëpi, kryesisht me peshë trupore, por që kurr nuk i'u përmbahesha atyre në terma afatgjatë. Ushtroja mbase 1 apo 2 javë dhe pastaj kthehesha prapë në shprehitë e mëparshme të dembelisë. Në moshën 19 vjeçare më në fund u anëtarsova në një palestër fitnesi. Si gjithmonë, kryesisht isha i motivuar nga fakti se sa i dobët isha për kah forca po edhe nga pamja fizike. Gjithçka filloi këtu. Këto pakënaqsi me vetën më drejtuan tek "unë dua të ndryshoj" dhe ndryshimet e realizuara më drejtuan tek "hajde ta kapërcejmë edhe një sfidë".

Para së gjithash, e sfidoja vetën dhe trupin tim. Dija në atë kohë ishte në zero, kështu që fillova të lexoj e hulumtoj e mandej t'i hedh në praktikë e të eksperimentoj me trupin tim e të kuptoj se çfarë funksionon dhe çfarë jo. E kam shtyrë vetën përtej limiteve në mënyrë që ta kuptoj se si do të ndjehet dhe sa mund të përballojë trupi i njeriut, e veçmas, si do të ndikojë kjo tek të tjerët, klientët e mij. Si të trajtohen/ushtrohen ata gjatë secilës fazë që kërkohet, qoftë shtim peshe (masë muskulare) apo edhe humbje peshe (shkrirje dhjami).

Angazhimi im si trajner i yti personal mund të të ndihmojë 100%. Puna ime si trajneri yt personal do të të sigurojë me "veglat" e duhura për të të mbështetur dhe për tu siguruar që ti t'i arrish qëllimet e tua, por mbaje në mend që kërkohet nga ti t'i mbushësh ato.

Detyra jote kryesore është që t'i përmbahesh planit, ndërsa puna ime është që të të ndihmoj ty për të arritur qëllimet e tua, të bëj ndryshimet e duhura të cilat do të na dërgojnë në përmbushjen e misionit tonë, për të cilin, ne si ekip, i premtuam njëri-tjetrit se do të tejkalojmë çdo sfidë përgjatë ushtrimeve.

BËHU GATI TË PUNOSH!

PËRKUSHTIM

Si klient i imi, unë do të të trajtoj si FAMILJE dhe do të jem i përkushtuar plotësisht ndaj teje dhe qëllimeve tua përgjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit tënd. Shpejt do ta mësosh se edhe unë investoj në suksesin tënd po aq sa ti.

FOKUS

Fokusi im gjatë stërvitjeve do të jetë i gjithi tek ti. Përderisa ti duhet të fokusohesh në detyrën e dhënë. Të koncentrohesh maksimalisht në ushtrime dhe ti ndjesh muskujt duke punuar gjatë ushtrimeve të caktuara.

BESIM

Unë kam nevojë që ti të më besosh në çdo hap të procesit, unë do të të shtyj ty, do të të kërkoj më shumë nga ti; por asnjëherë nuk do të të shtyj përtej mundësive tua.

VETBESIM

A je gati për eksperiencat e reja të jetës, aty ku jeta e shëndetshme do të thotë kujdes për vetën, dhe kujdesi për vetën të drejton aty ku ndjenë besim dhe siguri të plotë në vete. Vetbesimi yt do të të dërgojë përpara duke kërkuar të kapërcehen sfida të reja.

PËRGJEGJËSI

Unë mund të të siguroj se jam i përgjegjshëm për të të udhëzuar në rrugëtimin tënd.

Dhe ti, si klient i imi, kam nevojë që të jesh i përgjegjshëm për rolin tënd, ku PËRKUSHTIMI yt, FOKUSI yt, BESIMI yt dhe VETBESIMI yt do të jenë pikat e tua (dhe të mijat) të forta përgjatë gjithë ditëve që do të punojmë së bashku.

Pra njerëz, a jeni gati të mësoni dhe t'i arrini disa rezultate të mahnitshme me mua? Ku unë përnjëmend premtoj se nëse i ndiqni udhëzimet e mija, do të befasoheni se çfarë mund të arrini dhe se çfarë ndryshimesh do t'i përjetojë trupi juaj, përderisa unë në anën tjetër, si trajneri yt personanl, do të jem më shumë se i kënaqur nga arritja e rezultateve tuaja.

Çfarë ofroj unë?

Më lejoni që t’iu udhëzoj përgjatë planeve të personalizuara 8 dhe 16 javore si dhe 6 mujore e 1 vjeçare të përzgjedhura nga ju me mua si trajnerin tuaj personal duke mbikëqyrur progresin tuaj dhe duke u siguruar që të jeni në rrugën e duhur. Qëllimi im është që ju ta arrini formën tuaj më të mirë fizike dhe ta shijoni çdo hap të procesit. A je gati për me mbrri potencialin tënd?

Plani i Ushtrimeve

Plan të personalizuar të ushtrimeve për 8 dhe 16 javë si dhe 6 muaj e 1 vit duke u bazuar në qëllimet tua specifike, historinë tuaj të ushtrimeve dhe rrethanat tuaja. P.sh. Sa shpesh mund të ushtrosh dhe kufizime të mundshme si pasojë e ndonjë lëndimi ose mungese të ndonjë paisje në palestrën ku ushtron përderisa unë i aplikoj në planin tuaj të ushtrimeve principet e periodizimit dhe autorregullimit për tu siguruar që ju të bëni progres të vazhdueshëm dhe të mos ngecni asnjëherë!

Plani i Ushqimit

Dieta më e mirë është ajo dietë të cilës ju mund t’iu përmbaheni për një kohë të gjatë. Në mënyrë që ju t’iu përmbaheni një plani të ushqimit për një kohë të gjatë, çelësi është fleksibiliteti. Nuk dua që ju të ushqeheni vetëm me pulë, oriz e brokoli dhe nuk u’a jap një plan të rreptë dhe drastik të ushqimit pa pasur fleksibilitet në ushqyeshmëri. Kjo mënyrë e të ushqyerit nuk është e përmbajtshme prandaj nuk besoj që është mënyra e duhur për t’iu qasur ushqimit. Unë i’u siguroj juve me vlerën specifike ditore të kalorive dhe makrove – respektivisht - proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve duke i’u lënë juve fleksibilitet të plotë të vendosni se çfarë ushqime parapëlqeni t’i konsumoni ose t’i injoroni. Përderisai arrini objektivat ditore me kalori e makro, ju do të bëni progres drejt qëllimeve tuaja dhe unë jam këtu për t’iu udhëzuar se si ta bëni atë.

Mbështetje 24/7 Dhe Konsulta Javore

Mbështetje 24/7 me kontakt pa limit përmes email-it duke i’u përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja që mund t’i keni gjatë kohëzgjatjes së planprogramit tuaj si dhe me konsulta javore për ta vlerësuar progresin e arritur dhe për tu siguruar që jeni në rrugën e duhur duke bërë ndryshime në planin tuaj të ushtrimeve dhe ushqimit nëse është e nevojshme.

Udhëzim Për Përcjelljen e Makrove

Përgjatë kohëzgjatjes së planprogramit tuaj, unë do t’iu jap këshilla se si t’i përcillni makrot tuaja, si ta mbani një marrëdhënie të mirë me ushqimin dhe do t’iu tregoj se si mund t’iu përmbaheni një diete për një kohë të gjatë duke arritur rezultate ideale.

Ushtro online

çfarë thonë klientët e mij?

Dea Gjinali

"43 vjeç veç edhe pak muaj.
Ma e fortë se kurrë, ma n'formë se kurrë, ma n'dashni me vetën se kurrë, e me ma vetbesim se kurrë ma herët.

Dhe krejt kjo duke i'u falënderu trajnerit tem, përkushtimit të tij, punës, dijes, seriozitetit dhe profesionalizmit të tij që është vetëm një hap larg jush!"

Visar Hoxha

"Ka 4 muaj qe kam filluar fitnesin nën mbikqyrjen e Engjëllit dhe rezultatet janë të mahnitshme në aspektin fizik, psiqik dhe mbi të gjitha shëndetsorë.

Rezultatet i atribohen angazhimit të pa lodhur të Engjëllit me teknikat e tij profesionale në ushtrime që sigurojnë plane të ushtrimeve të cilave asnjëherë më parë nuk kam mund t'iu përmbahem në terma afatgjatë."

Rinor Nuhiu

"Me bë prioritet mirëqenien e vetës dhe shëndetin fizik e mendor është shpesh sfiduese, sidomos kur je pjesë e një rutine të përditshme tetorëshe në punë.

Ka afër tre muaj që kam fillu ushtrimet me Engjëllin dhe jam shumë i lumtun me pa progres jo vetëm fizik po edhe në shprehitë e të ushqyerit mirë dhe jetës së shëndetshme.

Këshillat dhe përkushtimi i Engjëllit shkojnë përtej trajnimit të përkohshëm në palestër, duke u përqëndru në plane të qëndrueshme dhe afatgjate të të ushqyerit dhe stërvitjes."

Bardh Dubovci

"Engjell is a great motivator and extremely knowledgeable about the body and exercise science. He invests the time and creativity to offer you a complete program that not only focuses on exercise but also nutrition.

His personality and dedication during training has made this journey much easier for me. I highly recommend Engjell as a personal trainer on your journey! "